Korrespondenti i BBC-s, Chris Partrige postoi në Twitter imazhe satelitore të urës së Krimesë para dhe pas shpërthimit.
“Para dhe pas, imazhet satelitore të urës Kerç nga PlanetScope”, ka shkruar Partrige.
Before and after satellite images of #Kerch bridge from PlanetScope #Crimea #Ukraine pic.twitter.com/5a9YsWEoDG
— Chris Partridge (@Chris1603) October 8, 2022
Të shtunën ndodhi një shpërthim i madh në këtë urë duke shembur pjesë të rrugës. Shpërthimi në urën e Kerçit – që është njëherësh ura më e gjatë në Evropë – la të vdekur tre persona, thonë hetuesit.
Viktimat ishin në një makinë aty pranë kur shpërtheu një kamion, pretendojnë zyrtarët rusë.
Siç raportohet, zyrtarët ukrainas nuk e kanë marrë drejtpërdrejt përgjegjësinë për shpërthimin, por kanë bërë rregullisht aludime ndaj dëshirës për të shkatërruar urën dhe kanë bërë postime në mediat sociale duke festuar shpërthimin. /Telegrafi/