Imazhe satelitore u publikuan në rrjetin social X të anijes së madhe ruse “Olenegorsky Gornyak”, e cila u dëmtua sot në Detin e Zi.
Satellite images of the large Russian landing ship “Olenegorsky Gornyak”, which was damaged today in the Black Sea. The ship is based in #Novorossiysk.
In Novorossiysk, a ship brought in from the Northern Fleet, will most likely stay there until the end of the war. There are no… pic.twitter.com/T1mvMP9wQH
— NEXTA (@nexta_tv) August 4, 2023
Sulmi thuhet se ndodhi pranë portit rus të Novorossiysk, një qendër kryesore për eksportet ruse, transmeton Telegrafi.
Bazuar në burimet ukrainase, anija u dëmtua nga një sulm me dron të marinës ukrainase.
Gjatë ditës së sotme u publikua edhe një video e cila tregonte momentin kur droni goditi anijen.
Ministria ruse e mbrojtjes tha se kishte zmbrapsur një sulm ukrainas në bazën e saj detare atje ku përfshiheshin dy drone detare, por nuk pranoi ndonjë dëmtim.
Por, burimet e shërbimit ukrainas të sigurisë thonë se “Olenegorsky Gornyak” u godit dhe pësoi një thyerje serioze. /Telegrafi/