Site icon Telegrafi

Imazhe që tregojnë se në çfarë mase është shkatërruar qyteti i Mariupolit nga sulmet e pandërprera ruse

Përqindja e shkatërrimeve në qytetin e rrethuar të Ukrainës – Mariupol, është tejet e madhe siç edhe e dëshmojnë fotografitë e publikuara më poshtë.

Zonat e banuara janë bërë “rrafsh me tokë”, kurse qendra tregtare dhe spitali i materinetit është granatuar pandërprerë për disa ditë, transmeton Telegrafi.

Pjesë jugore e qytetit port është përdorur si varrezë masive për varrosjen e civilëve të vrarë nga ushtria ruse. Mariupoli, qytet me 400 mijë banorë, ishte objektiv i sulmeve të vazhdueshme ruse.

Lexo po ashtu Pulla e re postare e Ukrainës

Ata lëre që po ballafaqohen me luftime të ashpra, por tani sipas nënkryetarit të këtij qyteti, Sergei Orlov, banorët kanë mbetur pa ujë, ushqim, ngrohje e energji elektrike.

Sipas tij, qytetarët janë detyruar ta shkrijnë borën për ta pirë dhe të presin drunjtë për të përgatitur ushqim në temperaturat që bien nën zero. /Telegrafi/

Exit mobile version