Site icon Telegrafi

Imazhe që tregojnë gjendjen tronditëse të ushtarit ukrainas të mbajtur rob për rreth 20 muaj nga Rusia

Disa imazhe tmerruese thuhet se tregojnë se si një ushtar ukrainas i mbajtur i burgosur nga Rusia, i uritur, për 20 muaj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Volodymyr Tsema-Bursov, 41 vjeç, duket dhimbshëm i dobët në imazhet e bëra në janar, kur ai u lirua gjatë një shkëmbimi të të burgosurve.

Volodymyr, i cili është 1.91 metra i gjatë, humbi gati gjysmën e peshës së tij trupore dhe tani peshon vetëm 57 kilogramë.

Dhe fotot e tij “pas” mund të krahasohen me fotografitë e bëra në një kamp vdekjeje naziste të Luftës së Dytë Botërore.

Lexo po ashtu Ishte “gabimi i fundit” i tij: Putini shkarkon komandantin e flotës, për shkak të zhvillimeve të fundit në Detin e Zi

Andaj ai po trajtohet për probleme të shumta mjekësore të shkaktuara nga uria.

Volodymyr po shërbente me Brigadën e 56-të të Këmbësorisë të Motorizuar të Veçantë të Ukrainës kur u kap më 12 prill 2022.

Ai kishte punuar më parë si muzikant në Mariupol dhe në anije turistike dhe i ishte bashkuar orkestrës së brigadës në vitin 2020.

Ai u kap nga forcat ruse kur ata sulmuan fabrikën e çelikut Ilyich, sipas mediave lokale.

Volodymyr u mbajt në rajonin e pushtuar nga Rusia në Luhansk dhe gjithashtu thuhet se i ishte nënshtruar torturave.

Besohet se rusët i rrahën dhe abuzuan me të burgosurit e tyre dhe kur Volodymyr u lirua ai ishte aq i hutuar sa as nuk e kuptoi se ishte kthyer në Ukrainë.

Volodymyr tha: “Tani po trajtohem në një nga objektet mjekësore në rajonin e Poltava. Shëndeti im është shumë më keq nga sa prisja”.

“Unë kam, siç thonë ata, një ‘buqetë të tërë’ sëmundjesh,…”. /Telegrafi/

Exit mobile version