Telegrafi

Me imazhe provokuese para pasqyrës, Morena Taraku shfaqet në super formë

Morena Taraku mbetet ndër vajzat më të komentuara të showbizz-it shqiptar.

Ish-Missi është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale dhe aty sjell imazhe nga më të ndryshmet që nuk kalojnë pa vëmendje.

Edhe së fundmi, Morena ka pozuar para pasqyrës për disa foto mjaft atraktive, teksa vuri në pah linjat joshëse të trupit.

Foto: Morena Taraku/Instagram

Teksa dukej në formë të mrekullueshme, 30-vjeçarja pozoi e veshur me një bluzë të shkurtër të bardhë që ishte e hapur në pjesën e shpinës.

Lexo po ashtu Naomi Campbell plot stil e elegancë në Javën e Modës në Londër

Pjesa e sipër e veshjes u kompletua me një palë xhinse dhe atletet të bardha, ndërsa flokët i la natyrale të lëshuara sipër.

Foto: Morena Taraku/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që Morena prej vitesh pasionin e saj për muzikën e ka treguar duke sjell herë pas here këngë të reja.

Pak javë më parë, bukuroshja solli një bashkëpunim të ri me artistin e njohur, Skerdi “Mall”.

Foto: Morena Taraku/Instagram

Kënga u prit mirë dhe deri më tani ka grumbulluar afro dy milionë klikime në kanalin zyrtar të Skerdit në YouTube. /Telegrafi/