DJ Dagz, PM dhe Morena Taraku kanë paralajmëruar se së shpejti do të publikojnë projektin e tyre më të ri muzikor.
Bëhet fjalë për një këngë të re ritmike, e cila është bërë e ditur se do të publikohet më datë 30 maj.
Kënga titullohet “Femnat” dhe i sjell tre protagonistët në fjalë pak më ndryshe se në projektet tjera.
Telegrafi ka siguruar disa fotografi ekskluzive nga xhirimet e klipit, ku shihet se treshja në fjalë do të vijnë mjaft me stil.
Vëmendja më e madhe pasohet nga Morena, e cila si e vetmja femër në këtë bashkëpunim, ka arritur të rrëmbejë vëmendjen me paraqitjen e saj atraktive.
Përndryshe, Dagz dhe PM vazhdojnë të jenë shumë të angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore të ndryshme, ndryshe nga Morena e cila është më pak aktive në këtë drejtim.
Taraku vazhdon të qëndrojë në qendër të vëmendjes edhe falë fotografive të shpeshta që publikon në rrjetet sociale, në të cilat është mjaft e ndjekur. /Telegrafi/