Në një atmosferë festive, Ilnisa Agolli dhe Meritoni Mjekiqi u bashkuan në kurorëzim të dashurisë së tyre nëpërmjet një ceremonie martesore brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.
Dasma u organizua mbrëmjen e djeshme dhe erdhi si rezultat i një sfide nga “Vëllai i Madh”, i cili kishte menduar t’i surprizonte të dy të rinjtë me një organizim të përkryer.
Pas dasmës, disa banorë nuk ngurruan t’i shprehin mendimet e tyre rreth Ilnisës dhe kontributit të saj në lojë. Sipas tyre, gazetarja tashmë nuk ka më çfarë të ofrojë pasi, sipas tyre, ajo ka “konsumuar të gjitha si banore”.
Meri, e njohur si shoqja e ngushtë e Ilnisës brenda shtëpisë, hodhi poshtë këto dyshime duke theksuar se Ilnisa ende ka aspekte të panjohura dhe të pathëna të personalitetit të saj që mund të dalin në dritë.
Ajo madje sugjeroi se një nga këto aspekte mund të jetë intimiteti i mundshëm mes Ilnisës dhe Meritonit brenda shtëpisë, një skenar për të cilin banori Gazi është i bindur se tashmë ka ndodhur.
“Mund të bëjë dhe seks ajo, nuk mbaron me aq” – është shprehur Meri me shaka. /Telegrafi/