Ilnisa Agolli u rrëzua aksidentalisht gjatë ditës së sotme (e mërkurë) në Big Brother VIP Albania 3.
Kjo ndodhi derisa po i drejtohej tavolinës së ngrënies në kuzhinë, ku ndodhej edhe partneri i saj, Meriton Mjekiqi.
Banorja rrëshqiti dhe humbi ekuilibrin, ndërsa u pyet nga i dashuri nëse është mirë.
“Më more mësysh”, i tha biondja, Meritonit.
Dy konkurrentët kanë qëndruar pranë njëri-tjetrit duke shijuar romancën që nga spektakli i mbrëmshëm.
“Vëllai i Madh” ua hoqi dënimin që i kërkonte të ruanin distancën dhe të mos shkëmbenin puthje e përqafime.
Banori i fundit që u largua nga Big Brother është Ledjona Xheladinaj. /Telegrafi/