Site icon Telegrafi

Ilir Deda dhe të tjerët e “Partisë së Re”!?

Ilir Deda sot e zyrtarizoi braktisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, duke i dhënë kështu fund spekulimeve të kamotshme se ai nuk po mund të funksionojë brenda VV-së.

Largimi i Dedës nga Vetëvendosje vije në një moment kritik për këtë parti, marrë parasysh edhe ndarjen si opozitë nga AAK-ja dhe Nisma.

Deda sot në konferencë paralajmëroi edhe formimin e një subjekti të ri politik.

LEXO PO ASHTU: Ilir Deda ndahet nga lëvizja Vetëvendosje, krijon parti të re (Video)

Indeksonline merr vesh nga burime brenda “grupit iniciues” se përveç Ilir Dedës në partinë e re do të jenë pjesë edhe Mimoza Kusari-Lila e larguar zyrtarisht nga AKR-ja, pastaj ish presidentja Atifete Jahjaga, ish rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu dhe deputetja aktuale e LDK-së, Vjosa Osmani.

“Ftesë u është bërë edhe Dastid Pallaskës dhe Lumir Abdixhikut, por ende nuk kanë marrë përgjigje nga këta dy”, thonë këto burime.

LEXO PO ASHTU: Kur Ilir Deda besonte fuqishëm se Kosova ndryshon veç me Albin Kurtin

Exit mobile version