Site icon Telegrafi

Ilir Berisha mbetet i lirë, së shpejti vendos për të ardhmen (Video)

Flamurtari i Vlorës, ka arritur të mbetet në elitën e futbollit shqiptar.

Skuadra vlonjate ka siguruar mbijetesën në javën e fundit duke triumfuar në udhëtim tek Korabi 0-3.

Por njëri nga mbrojtësit më të talentuar shqiptar viteve të fundit, njëherit edhe më i pa fati Ilir Berisha ka mbetur lojtar i lirë.

Berisha që ka qenë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë dhe Përfaqësueses së Kosovës ka kaluar disa lëndime të rënda ndërsa tani është kthyer në formë të mirë.

Atij i ka skaduar kontrata dy vjeçare me ekipin kuq e zi Flamurtarin e Vlorës dhe ka mbetur futbollist i lirë.

Berisha është duke biseduar me disa skuadra në Shqipëri dhe disa tjera jashtë vendit.

Ish-futbollisti i skuadrave suedeze Gefle dhe Orebro pritet që brenda 15 ditëve të ardhshme të vendos për të ardhmen e tij.

Më poshtë keni një video ku shihni cilësitë e Ilir Berishës në katër vitet e fundit të tij. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=f1C5caLs6NI&feature=youtu.be

Exit mobile version