Iniciativa qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” kanë vazhduar edhe sot me protestat e tyre për siç thonë, mbrojtje të shtetit. Organizatori i këtyre protestave kërkoi nga presidenti Gjorge Ivanov që të mos pranojë asnjë garanci nga shumica e re parlamentare dhe të mos e dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë së re, njofton Telegrafi Maqedoni.
Protestuesit nga kjo iniciativë edhe sot përsëritën kërkesën e tyre për zgjedhje të reja parlamentare.
Rikujtojmë se anëtarët e kësaj iniciative në mbrëmjen e 27 prillit u futën me dhunë në Kuvend dhe sulmuan deputetët dhe gazetarët. Mes tyre më rëndë që pësuan nga dhuna e tyre ishte edhe deputeti shqiptare Ziadin Sela./Telegrafi/