Josip Ilicic ka dhënë dritën jeshile për t’u bashkuar me Milanin, por Rossonerët ende duhet të arrijnë një marrëveshje me Atalantan.
Rossonerët janë në kërkim të një mesfushori të ri me tipare sulmuese për të zëvendësuar Hakan Calhanoglun, i cili i është bashkuar Interit si lojtar i lirë.
Një numër mesfushorësh krijues janë lidhur me një lëvizje në San Siro, përfshirë Hakim Ziyech të Chelsea dhe dy lojtarët e Real Madrid, Isco dhe Dani Ceballos.
Sidoqoftë, sipas Sky Sport Italia, Ilicic i Atalantas është favorit për t’u bashkuar me Rossonerët, pasi tashmë ka arritur një marrëveshje me gjigantët e Serie A.
Detajet ekonomike të marrëveshjes nuk janë zbuluar, por sipas mediumit, ish-lojtari i Palermos ka dhënë miratimin për t’u bashkuar me Rossonerët.
Milan, Ilicic resta in pole per la trequarti: le news di calciomercato#SkyCalciomercato #Milan #Ilicichttps://t.co/0tZakMVjhN
— skysport (@SkySport) August 6, 2021
Të dy, Gian Piero Gasperini dhe drejtori i klubit, Luca Percassi kanë konfirmuar se janë duke pritur për oferta për 33-vjeçarin slloven.
Rossonerët do të presin deri në ditët e fundit të afatit kalimtar veror për të paraqitur një ofertë zyrtare tek Atalanta, duke shpresuar që të nënshkruajnë Ilicic me çmim të ulët. /Telegrafi/