Telegrafi

Ilicic kërkohet nga gjashtë klube të Ligës Premier

Mesfushori kreativ i Fiorentinës, Josip Ilicic po kërkohet në Angli nga Leicester City, Liverpool, Tottenham, Crystal Palace, Watford dhe West Brom.

Reprezentuesi slloven ka fituar shumë tifozë në Ligën Premier, edhe pse paraqitjet e tij nuk kanë qenë gjithmonë të vazhdueshme.

Sipas raporteve të fundit, ka gjashtë klube të ndryshme angleze të interesuara për t’i siguruar shërbimet e Ilicicit gjatë kësaj vere.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Fituesi e Ligës Premier, Leicester City është favorit pasi kanë qenë të lidhur për një kohë të gjatë me mesfushorin, ndërsa pas kanë Tottenham Hotspur.

Liverpool, Crystal Palace, Watford dhe West Bromwich Albion besohet gjithashtu të jenë të përgatitur për oferta.

Mesfushori kreativ, 28-vjeçar, shënoi 15 gola dhe shtoi gjashtë asistime në 37 ndeshje zyrtare për Violan këtë sezon. /Telegrafi/