Telegrafi

I ikin policisë, arrestohen tre persona në Deçan

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, mëngjesin e së mërkurës ka arrestuar tre të dyshuar në Deçan të cilët derisa ishin duke lëvizur me veturë nuk i janë ndaluar patrullës policore.

Policia ishte vënë në ndjekje të të dyshuarve, gjë që gjatë ndjekjes i dyshuari kishte vënë në rrezik disa herë patrullën policore.

“Deçan 06.05.2020 – 06:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar, për shkak se të njëjtit derisa ishin duke lëvizur me veturë, nuk ju kanë ndaluar patrullës policore duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Policia me veturë u është vënë në ndjekje dhe gjatë ndjekjes, i dyshuari disa herë i ka rrezikuar zyrtarët policorë”, raporton policia.

Të tre të dyshuarit pasi janë intervistuar në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/