Site icon Telegrafi

Ikin investitorët e huaj (Video)

Investimet e huaja në Kosovë janë në rënie e sipër. Madje, vetëm në vitin e kaluar nga vendi kanë ikur 39.4 për qind e investitorëve, e që i bie që ka pasur rreth 120 milionë euro më pak investime në krahasim me vitet paraprake.

Problemi më i madh i cili po shkakton ikjen e investitorëve janë politikat fiskale. Kështu vlerësojnë njohës të ekonomisë.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, thekson se politikat fiskale në vend nuk janë të favorshme, duke filluar nga energjia elektrike, interesi i lartë bankar, burokracia, korrupsioni. Këto, sipas tij, bëjnë që investitorët e huaj të ikin nga Kosova. /Tribuna Channel/

Exit mobile version