Telegrafi

Iker Casillas zyrtarizon kandidaturën për president të Federatës Spanjolle

Iker Casillas (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Qe disa javë në Spanjë është duke qarkulluar lajmi se Iker Casillas do të kandidojë për president të Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) dhe tashmë kjo kandidaturë është konfirmuar.

Legjenda e Real Madridit u detyrua të pensionohej nga futbolli aktiv si pasojë e një sulmi në zemër gjatë stërvitjeve me Porton në vitin 2019.

Lexo po ashtu Casillas do të kandidojë për president të Federatës Spanjolle të Futbollit

Ndërsa ish-portieri spanjoll nuk e ka në plan të heqë dorë nga sporti më i popullarizuar në botë, ashtu që do ta kërkojë postin e kreut të federatës.

“Po, do ta prezantoj veten për Presidencën e RFEF kur të mbahen zgjedhjet”, ka konfirmuar Casillas përmes një njoftimi.

“Së bashku do ta ngremë federatën tonë në majat e futbollit botëror”, ka thënë kampioni i botës dhe Evropës me Spanjën. /Telegrafi/