Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar në dy ditët e ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
IHMK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-26 gradë Celsius.
Gjithashtu, IHMK bën të ditur se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. /Telegrafi/