Real Madrid, Barcelona dhe Sevilla janë duke ndjekur mesfushorin 21-vjeçar të Sao Paulo, Igor Gomes.
Sipas AS, Gomes që ka vetëm 43 paraqitje me skuadrën e parë, ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë euro në kontratën e tij aktuale.
Tetorin e kaluar, sipas ESPN dhe Globo Esporte, drejtori sportiv i Barcelonës, Eric Abidal, së bashku me Andre Curyn, kishin udhëtuar në Brazil për të vlerësuar potencialin e lojtarit.
Ata kanë biseduar edhe me lojtarë si Dani Alves e Juanfran, me të cilët luan lojtari i ri.
Për lojtari interesim të shtuar ka edhe Real Madridi dhe Sevilla.
Shumë talente brazilianë janë transferuar në Spanjë në vitet e fundit duke përfshirë emra si Vinicius Junior, Rodrygo Goes, Reinier Jesus, Renan Lodi dhe Arthur Melo. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=tH0Dpal_ktY