Site icon Telegrafi

IFFHS zgjedh si sulmues të vitit Luis Suarezin, lë pas Ibrën dhe Higuainin

Insituti i historisë dhe statistikave në futboll ka përcaktuar sulmuesin më të mirë të vitit.

Nuk është Cristiano Ronaldo, por uruguaiani i Barcelonës , Luis Suarez, i cili gjatë 2016-ës ka realizuar gjithsej 40 gola, pas tij ndodhet Zlatan Ibrahimovic dhe Gonzalo Higuain. Në vendin e 4-ët gjendet fituesi i topit të artë, ndërsa Mesi ndodhet në pozicionin numër 10.

Në këtë fund viti është përmendur shpesh emri i Cristiano Ronaldos. Natyrisht jo më kot pasi ajo që ka ofruar 31 vjecari në hapësirën e 12 muajve ka qënë e veçantë, thuajse unikale.

Kampion Evrope me Portugalinë dhe Realin e Madridit dhe triumfues në botërorin e klubeve me “Los Blancos”, megjithatë ekziston një renditje ku Cristiano nuk mbizotëron, renditja e sulmuesve më të mirë të vitit në bazë të statistikave. Sipas insitutit të historisë dhe statistikave në futboll, Luis Suarez është sulmuesi më i mirë i 2016-së. Për hir të së vërtetës, uruguaiani ishte një nga liderët e Barcelonës në rrugën drejt titullit në Spanjë duke merituar këpucën e artë të Evropës dhe gjatë këtij viti ka realizuar gjithsej 40 gola, transmeton oranews.

Pas Suarezit i cili për herë të 3-të në karrierë e mbyll një vit kalendarik si sulmuesi më i mirë, ndodhet Zlatan Ibrahimovic. Paraqitjet e suedezit sidomos në pjesën e parë vitit me ngjyrat e PSG kanë qenë optimale, megjithatë edhe tek Manchester United, 35 vjecari po gjen formën maksimale. Në 2016 Ibra ka shënuar 38 gola. Në shkallën më të ulët të podiumit ndodhet një tjetër goleador race si Gonzalo Higuain. Argjentinasi ishte pika e referimit tek Napoli përpara se të kalonte tek Juventusi gjatë muajit korrik.

Vetëm vendi i 4-ët për Cristiano Ronaldon, ndërsa Messi është i pozicionuar në vendin e 10-të. Shumë poshtë Neymar, i 16-ti.

Exit mobile version