Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë njoftuar se kanë vrarë një komandant të grupit militant Xhihadi Islamik, i cili thuhet të ketë qenë kreu i logjistikës dhe bashkëpunëtor i Hamasit në Rafah.
Bëhet e ditur se sulmi ka qenë pjesë e sulmeve të fundit ajrore në lindje të Rafahut, duke theksuar se IDF po vazhdon operacionet në qytetin jugor të Gazës.
Gjithashtu, nga sulmet izraelite janë shkatërruar edhe një depo armësh dhe pozicione raketash që thuhet se i përkisnin Xhihadit Islamik, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.
Siç raportohet, luftime të ashpra kanë nisur prej ditësh edhe në vendbanimin e refugjatëve, Jabalia, në veri të Gazës.
Aty ushtarët izraelitë kanë vrarë disa militantë dhe kanë shkatërruar boshte tuneli.
Një prej korridoreve, ai Nezarim, është “pushtuar” nga ushtria izraelite. Ai ndan Rripin e Gazës në dy pjesë afërsisht të njëjta.
Ndryshe, konflikti izraelito-palestinez u shkaktua nga masakra e më shumë se 1,200 njerëzve të vrarë nga Hamasi në Izrael më 7 tetor. /Telegrafi/