Ushtria izraelite e njohur si IDF-ja ka vazhduar me operacionet ajrore në Rripin e Gazës, duke bombarduar disa objekte brenda të cilave pretendohet se qëndronin militantët e Hamasit.
Madje janë publikuar pamjet ku shihen disa objekte duke u hedhur në erë nga aeroplanët e ushtrisë izraelite, që i godisnin me precizitet, transmeton Telegrafi.
Izraelitët bombarduan edhe disa objekte në Liban, të cilat i shfrytëzonte Hezbollahu si qendra strehimi dhe trajnimi.
Nga këto sulme, IDF-ja pretendon se janë vrarë dhjetëra pjesëtarë të dy grupeve militante që Izraeli i konsideron si grupe terroriste.
Në anën tjetër po bëhet thirrje për një armëpushim gjashtë-javor, që do t’i hapnin mundësi bisedimeve për lirimin e pengjeve dhe dërgimin e ndihmave në Gaza. /Telegrafi/