Site icon Telegrafi

Identifikohet autori i vrasjes makabër të shqiptarit në Greqi

Një javë pas vrasjes së 26-vjeçarit Bledar Terpollari në një fshat të Greqisë, policia ka identifikuar autorin e krimit makabër.

Sipas medieve greke, i dyshuar si vrasës i 26-vjeçarit nga Skrapari është një bari shqiptar nga një fshat kufitar i Janinës.

Sipas gazetës greke “To Vima”, identifikimi i të dyshuarit është bërë pasi janë analizuar thirrjet e viktimës para se të ndodhte ngjarja. Dyshohet se autori ka bashkëpunuar edhe me dy persona të tjerë për të kryer vrasjen e Terpollarit.

Gazeta shkruan se autori mund të jetë fshehur në ndonjë zonë të izoluar, por nuk ka dyshime se ai mund të ketë hyrë në Shqipëri. Emri i tij nuk është bërë i ditur për arsye hetimi.

Exit mobile version