Site icon Telegrafi

Ideja për “BeNeliga” është gati – Holanda dhe Belgjika marrin hapa konkret për realizimin e një kampionati të përbashkët me 18 klube

Planet për krijimin e një “BeNeliga” të përbashkët me Holandës dhe Belgjikës kanë marr një hap konkret, ku mediat lokale nga këto vende raportojnë për një takim të përfaqësuesve të klubeve nga këto dy vende.

A mund të bashkohen klubet e Eredivisies dhe Jupiler Pro League? Ka pasur shumë shkrime për një kohë të gjatë, por së fundmi ka sinjale dhe ka ndodhur edhe një studim fizibiliteti për një ligë të përbashkët futbolli holandez-belg.

Tani planet janë më konkrete. Sipas informacioneve që vijnë nga media lokale, përfaqësuesit e 11 klubeve nga të dy vendet duhet të takohen në Eindhoven.

Sipas raporteve, klubet takohen “me synimin për të hartuar një propozim konkret” që ka “potencial të vërtetë sportiv dhe ekonomik”.

Klubet më të njohura nga këto vende janë pro idesë

Klubet e interesuar nga Holanda janë: Ajax Amsterdam, PSV Eindhoven dhe Feyenoord Rotterdam, ndërsa nga ajo belge: RSC Anderlecht, Club Bruges, Standard Liège si dhe KAA Gent dhe KRC Genk.

Një ligë e përbashkët mund të sjellë më shumë konkurrencë dhe mundësi më të mira për marketing.

Revista holandeze e futbollit “vi.nl” dhe gazeta “AD” raportojnë se plani parashikon dhjetë klube holandeze dhe tetë klube belge në divizionin e parë.

Pas një vitit një klub holandez dhe një belg do të lëvizin nga lart poshtë dhe anasjelltas.

Aktualisht janë 18 klube që luajnë në Eredivisien holandeze dhe 16 në Liga Jupiler. /Telegrafi/

Exit mobile version