Telegrafi

Ide e mirë: Fiton dymijë euro në muaj, nga reklamat e vendosura në veturë (Foto)

Shoferi që shpërndan mallra me veturë, nga kompani nëpër shtëpi të ndryshme në Londër, ka gjetur edhe një mundësi për të fituar para.

Jamal Afridi ka kërkuar nga afaristët, që të vënë reklamat e tyre në veturën e tij, në këmbim të parave, transmeton Telegrafi.

Atij i janë ofruar disa kompani, që të vënë reklamat e tyre në veturën që bën qindra kilometra në ditë, duke shpërndarë dërgesa.

Me këto para, djaloshi 23-vjeçar e paguar qiranë, taksat dhe derivatet, teksa pjesën tjetër e ruan për studime. /Telegrafi/