Të jesh tifoz i Barcelonës apo Real Madridit është diçka që kalon gjitha nivelet e rivalitetit në sport.
Ky rivalitet vazhdon të rritet ditë pas dite pasi këto dy skuadra minutë pas minute janë të etura për një tjetër sukses.
Për më shumë se 100 vite futbolli ka qenë zemra e kulturës spanjolle, është sporti kombëtarë, një religjion i dytë. Spanja është vendi i rivalitetit më të madh në botën e futbollit, pasi aty takohen Real Madridi dhe Barcelona.
Kur ato takohen e gjithë bota kthen sytë nga kjo ndeshje, kur ato takohen ndeshja quhet ‘Klasikja’, dhe asnjëherë më parë ky derbi nuk është luajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deri më tani.
Është turneu International Champions Cup (ICC) i cili i ka bashkuar në një miqësore këto klube pas 26 vitesh dhe me këtë rast ka lëshuar edhe një video provuese shumë emocionuese.
Video është në dy gjuhë, atë angleze dhe spanjolle, ndërsa mund ta shikoni më poshtë. /Telegrafi/