Me rezultat 4-0, Interi ka fituar si mysafir i Genoas në ndeshjen e xhiros së 30-të në kampionatin italian.
Nerazzurrët e zhbllokuan rezultatin në minutën e 15-të të takimit me anë të Roberto Gagliardinit, i cili u asistua nga Kwadwo Asamoah.
Në minutën e 40-të u akordua penallti në favor të zikaltërve, ndërsa përgjegjësinë e mori i rikthyeri Mauro Icardi, i cili rezultoi i saktë.
Ivan Perisic e shënoi golin e tretë në pjesën e dytë (54′), falë asistimit pikërisht nga Icardi.
Gagliardini e vendosi rezultatin përfundimtar në ndeshje me golin e dytë personal në këtë takim (81′). Perisic ishte asistues.
Interi është i treti në tabelë me katër pikë më shumë se Milani që ndodhet një vend më poshtë, kurse Genoa vazhdon të qëndrojë larg zonës së rrezikut.
Në xhiron e radhës, Nerazzurrët luajnë kundër Atalantas, kurse Genoa udhëton te Napoli. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=OZDkhy7wHs8
https://www.youtube.com/watch?v=T09kJEuYibg
https://www.youtube.com/watch?v=4TTIS8VKNCc
https://www.youtube.com/watch?v=rclVgMdjUvg