Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi këmbëngul që të flasë për atë se është duke u përgatitur për teste mjekësore te Real Madridin është e pakuptimtë.
Një medium spanjoll zbuloi më parë gjatë javës se Icardi kishte rënë dakord me Madridin dhe do të bënte testet mjekësore në fund të dhjetorit, por kapiteni i Interit përsëriti se është në ‘dashuri’ me Nerazzurët dhe fjalët rreth Madridit janë të pakuptimta.
“Vizita mjekësore me Realin? Nonsens [e pakuptimtë]”, tha ai Gazzetta dello Sport.
“Nuk është koha për të thënë gjëra të caktuara, plus unë nuk jam ai që i menaxhon këto gjëra, por nuk kam shkuar akoma atje!”
“Për të qenë i qartë për këtë, jam mirë në Milano, të gjithë e dinë atë. Unë e dua qytetin, po luaj duke shënuar shumë gola dhe jam kapiten i një klubi të mrekullueshëm: ata janë të rëndësishme për mua”.
“Pyetjet në lidhje me tregun e transferimit duhet të jenë për të tjerët. Unë jam i interesuar vetëm për atë që ndodh në fushë”.
“Unë vetëm duhet të mendoj për të bërë punën time, të shënoj dhe të ndihmojë ekipin. Wanda është ajo që flet për klubin”.
“Interi vendosi klauzolën time, nuk e di nëse është e ulët apo e lartë, por qëllimet e mia, e përsëris, janë të qarta: unë dua të fitoj diçka me këtë fanellë”.
“Në të ardhmen, kur vjen koha për oferta apo çfarëdo tjetër, [klubet] të gjitha do të duhet të shkojnë dhe të bisedojnë me Interin, me Piero [Ausilion] dhe Presidentin, dhe ne do ta shohim pastaj”.
“Ausilio thotë se do të ketë shumë rinovime? Kemi pasur tashmë shumë dhe më shumë do të kemi! Piero pëlqen të merret me Wandan. Është një dashuri-urrejtje mes tyre”, përfundoi kapiteni i Interit. /Telegrafi/