Mauro Icardi është i vendosur të rikthehet në elitën e futbollit italian Serie A.
Pas dy viteve e gjysmë të kaluara në Parc de Princes, Icardi tani nuk është më një titullar i rregullt dhe po kërkon largimin.
Juventusi vazhdon të mbetet skuadra favorite për transferimin e argjentinasit dhe tanimë dy skuadrat kanë pasur disa takime për të gjetur një marrëveshje.
Kampioni i shumëfishtë i Italisë ka kërkuar huazimin e lojtarit me të drejtë blerje në fund të sezonit.
Në anën tjetër PSG është pajtuar për huazimin e tij në janar, por dëshiron që blerja të jetë e obliguar jo vetëm me të drejtë.
Këtu dy skuadrat kanë ngecur dhe kjo është pengesa e vetëm që transferimi i Icardit ende nuk po bëhet realitet.
Gjithsesi mediat në Francë dhe Itali kanë raportuar se drejtuesit e dy ekipeve pritet të kenë përsëri takime mes vete për të gjetur një zgjidhje.
Nga ana tjetër Icardi ka vendosur t’i bashkohet Juventusit, duke refuzuar disa oferta nga Anglia. /Telegrafi/