Mauro Icardi ka vendosur të takohet me krerët e Interit në ditët në vijim, për të diskutuar rinovimin eventual të kontratës.
Kapiteni i Nerazzurrëve është lidhur me një kalim te Napoli që planifikon ta zëvendësojë Gonzalo Higuainin e larguar.
Pritet që Partenopei të ofrojnë deri në 60 milionë euro për argjentinasin, ndërkohë që interesim ka shprehur edhe Arsenali.
Megjithatë, eksperti i transferimeve, Gianluca Di Marzio, raporton se 23-vjeçari është interesuar të qëndrojë te zikaltrit, por me një kontratë të përmirësuar.
Lexoni këtu të gjitha lajmet për TRANSFERIMET
Kontrata e tanishme e Icardit është valide deri në vitin 2019, ndërsa bisedimet për rinovim duhet të fillojnë të premten. /Telegrafi/