Mauro Icardi ka lëshuar një deklaratë ku këmbëngul se ai i ka thënë tashmë klubit që dëshiron të qëndroj në Inter, sepse kjo është familja e tij dhe sipas tij koha do të tregojë kush tha të vërtetën.
Sulmuesi argjentinas ishte përsëri në titujt kryesor të mediave italiane këtë mëngjes duke u lidhur me largim nga Interi.
La Gazzetta dello Sport raportoi se ai kishte pranuar tashmë kushtet personale me Juventusin, por Icardi nuk ka vonuar duke i mohuar këto lajmet.
Icardi ka thënë se ia ka bërë të qartë tashmë klubit se dëshiron të qëndroj dhe se Interi është familja e tij.
“Duke parë që gazetat kohëve të fundit kanë raportuar histori që nuk pasqyrojnë mendimet dhe synimet e mia, dua të informoj tifozët tanë që i kam thënë disa herë klubit se kam ndërmend të qëndroj në Inter”.
“Pra, tani e tutje, nuk mund të ketë keqkuptime të çfarëdo lloji. E kuptoj se media ka interes shitjen e tregimeve të rreme, por unë nuk mund të bëj asgjë më shumë sesa ta sqaroj këtë personalisht”.
“E përsëris: Unë i kam thënë Interit që dëshira ime është të mbetem, sepse Interi është familja ime”.
“Koha do të tregojë se kush e tha të vërtetën. Forca Inter, gjithmonë”, ka shkruar Icardi në profilin e tij në Instagram. /Telegrafi/