Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, ka folur pas fitores 3-0 ndaj Fiorentinas.
Argjentinasi shënoi dy gola, por tha se e gjitha kjo është meritë e trajnerit Luciano Spalletti.
“Kemi bërë atë që trajneri na ka kërkuar. Gjithkush duhet të jetë i vetëdijshëm për fanellën që ka veshur dhe për të gjithë tifozët duhet të bëjmë mirë”.
“Vitin e kaluar ka munguar diçka, por këtë vit shpresojmë të ndryshojmë dhe të kënaqim tifozët”.
“Spalletti është i pari që është përpjekur të ndryshojë gjërat që u krijuan gjatë vitit të kaluar”.
“Perisic? Mendoj se do të qëndrojë, edhe pse nuk e kuptojë pse ka thënë se nuk ndihet mirë këtu”, ka thënë Icardi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=FC2ZLuDJl84