Telegrafi

Icardi rrezikon pezullim të gjatë, gjuajti topin ‘aksidentalisht’ drejt fytyrës së gjyqtarit (Video)

Interi humbi ndaj Juventusit me rezultat 1-0 dhe në momentin që gjyqtari fishkëlleu për fundin e ndeshjes Mauro Icardi i nervozuar goditi topin.

Topi i argjentinasit përfundoi shumë afër fytyrës së Nicola Rizzolit, i cili menjëherë pyeti asistentët se kush e gjuajti topin.

Pasi Icardi mësoi se gjyqtari kryesor do e shkruante këtë në raportin e ndeshjes, argjentinasi shkoi ta qartësonte se gjithçka ishte e paqëllimshme.

Sipas Gazzettta.it sulmuesi i Interit pritet të pezullohet për tre ndeshje, duke munguar takimin ndaj Empolit, Bolognas dhe Romës. /Telegrafi/

https://twitter.com/marsimonelli/status/828364450130440192