Interi humbi ndaj Juventusit me rezultat 1-0 dhe në momentin që gjyqtari fishkëlleu për fundin e ndeshjes Mauro Icardi i nervozuar goditi topin.
Topi i argjentinasit përfundoi shumë afër fytyrës së Nicola Rizzolit, i cili menjëherë pyeti asistentët se kush e gjuajti topin.
Pasi Icardi mësoi se gjyqtari kryesor do e shkruante këtë në raportin e ndeshjes, argjentinasi shkoi ta qartësonte se gjithçka ishte e paqëllimshme.
Sipas Gazzettta.it sulmuesi i Interit pritet të pezullohet për tre ndeshje, duke munguar takimin ndaj Empolit, Bolognas dhe Romës. /Telegrafi/
https://twitter.com/marsimonelli/status/828364450130440192