Telegrafi

Icardi rinovon kontratën me Interin gjatë kësaj jave

Rinovimi i Interit me kapitenin e tyre, Mauro Icardi, thuhet se do të zyrtarizohet këtë javë, me rritjen e pagës së tij për më shumë se pesë milionë euro në vit.

Sulmuesi ishte i lidhur me një transferim fitimprurës këtë verë, por këmbëngul se ai kurrë nuk ka menduar për tu larguar nga Nerazzurët.

Tani Sky raporton se një zgjatje e kontratës është rënë dakord mes Icardit dhe klubit, e cili do të bëhet zyrtare në javën e ardhshme, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Këto janë fjalët e Icardit pas fitores ndaj Juventusit

Është pritur që argjentinasi do të marrë një pagë deri në 5.5 milionë euro në sezon, me marrëveshje që përmban një klauzolë lirimi prej 100 milionë euro, e cila do të jetë e vlefshme vetëm për klubet e huaja.

Icardi ka treguar vlerat e tij për Interin gjatë ditës së djeshme, duke shënuar një gol dhe duke dhuruar një asistim në fitoren 2-1 të ekipit të tij ndaj Juventusit në ‘Derbyn d’Italia’ në San Siro. /Telegrafi/