Telegrafi

Icardi refuzon kalimin te Napoli, dëshiron të mbetet te Interi

Mauro Icardi (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Mauro Icardi nuk është i interesuar të pranojë ofertat për largim nga Interi dhe pritet të mbetet në klub edhe pas verës.

Napoli ka bërë një ofertë për Icardin në drejtim të Interit, e cila thuhet se është pranuar nga Nerazzurrët.

Megjithatë, sulmuesi argjentinas nuk duket të jetë i interesuar të pranojë kalimin në San Paolo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Mauro Icardit

Sipas Corriere dello Sport, Icardi nuk dëshiron të largohet nga Interi për rivalët e Serie A, pavarësisht se të dy palët kanë rënë dakord për një marrëveshje transferimi për sulmuesin.

Icardi ka marrë një shtëpi të re në Milano

Argjentinasi, i cili bleu një shtëpi të re në Milano këtë javë, dëshiron të mbetet në San Siro pasi mbyllja e afatit kalimtar evropian po afrohet.

Interi, të cilët kanë treguar se nuk dëshirojnë më të mbajnë sulmuesin, pritet të vazhdojnë përpjekjet e tyre për ta larguar atë para se të mbyllet afati kalimtar. /Telegrafi/