Në ditët e fundit ka pasur informacione të reja në lidhje me kalimin përfundimtar të Mauro Icardit nga Interi te PSG.
Calciomercato.com shkruan se PSG e ka nisur punën për Mauro Icardin dhe klubi francez është në kontakt me Interin për ta gjetur marrëveshjen përfundimtare tashmë në janar.
Maurito i ka bindur francezët dhe që në janar duan ta mbyllin marrëveshjen.
Fjala e fundit, megjithatë, do t’i përkasë Mauro Icardit i cili do të vendos për qëndrimin apo jo në PSG.
70 milionë euro është çmimi i rënë dakord për shërbimet e tij, ndërsa Interi dhe PSG nuk do të ndryshojnë asgjë nga kjo. /Telegrafi/