Telegrafi

Icardi pritet të nënshkruaj sot me PSG-në

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi pritet të nënshkruajë sot (e diel) për Paris Saint-Germain, në një marrëveshje prej 58 milionë eurosh e cila përfshin një klauzolë të ashtuquajtur ‘anti-italiane’.

Gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio, ka thënë se Icardi do të vendosë të zezën mbi të bardhë te PSG këtë mëngjes pasi detajet përfundimtare përfunduan një natë më parë.

Sipas gazetarit të Sky Sport Italia, gjigandët francezë do të paguajnë shifrën e transferimit prej 50 milionë eurosh plus tetë milionë euro bonuse, gjysma e të cilave janë ‘të arritshme’.

Lexo po ashtu Sky: PSG transferon Icardin për 57 milionë euro

Marrëveshja gjithashtu përcakton se ata duhet t’i paguajnë Interit një shtesë prej 15 milionë euro nëse e shesin atë në një klub italian në 12 muajt e ardhshëm.

Icardi duke festuar një gol ndaj Marseille (Foto: Twitter/Paris Saint-Germaini)

Kjo marrëveshje është cilësuar në kontratën e Icardit si një klauzolë ‘anti-italiane’.

Klauzola vjen pasi Juventusi dhe Napoli nuk bënë asnjë sekret të interesit të tyre për 26-vjeçarin argjentinas. /Telegrafi/