Mauro Icardi thuhet se do të humbasë ndeshjen e Interit në Serie A kundër Sampdoria të shtunën pas një lëndimi në nyjën e këmbës.
Icardi ishte i pari që arriti në stërvitjet e Interit të enjten në mëngjes edhe pas problemeve të fundit në lidhje me heqjen e shiritit të kapitenit.
Por, mediumit italian Sport Mediaset pretendon se sulmuesi nuk ka punuar dhe në vend të kësaj ka marrë trajtim për një problem në nyjën e këmbës.
Si rezultat, argjentinasi nuk pritet të jetë i aftë në kohë për ndeshjen e Nerazzurrëve në fundjavë ndaj Sampdorias në Giuseppe Meazza.
25-vjeçari duket të jetë kursyer nga një pritje armiqësore pasi ai u tërhoq nga skuadra e Interit për përballjen me Rapid Vienna pasi mësoi se ai nuk ishte më kapiten.
Edhe vet Icardi ka lajmëruar me anë të një postimi në rrjetet sociale se është duke marr tretman mjekësore në lidhje me lëndimin.
Argjentinasi ka postuar një fotografi ku shihet teksa merr tretmanin në këmbën e tij të djathtë.
“Koha e terapisë. Dita e parë”, ka shkruar Icardi në postimin e tij. /Telegrafi/