Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi thuhet se është i hapur për t’u bashkuar me Napolin, para Juventusit.
Juve e ka lanë të lirë fanellën e tyre me numrin 9 dhe pati shumë thashetheme se ai ishte e rezervuar për Icardi.
Megjithatë, Corriere dello Sport shkruan se argjentinasi është ‘duke menduar shumë’ për ofertën e bërë nga presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis.
Mediumi italian shton se ai do të flasë me trajnerin Carlo Ancelotti këtë javë dhe se agjenti, njëherë gruaja e tij Wanda Nara po e përkrah gjithashtu këtë ide.
Interi, nga ana tjetër, do të preferonte t’ua shiste atë napolitanëve dhe jo rivalëve të tyre të urryer, Juventusit.
Napoli gjithashtu thuhet se do ta ketë numrin 9 të lirë së shpejti, pasi Simone Verdi është afër transferimit te Torino.
Ndërkohë, 26-vjeçari argjentinas është kthyer në Milano pas një fundjavë pushimesh në Ibiza dhe gjatë kësaj jave mund të ketë të reja tjera për të ardhmen. /Telegrafi/