Site icon Telegrafi

Icardi: Pikët më të rëndësishme se golat, kam folur me Sampaolin dhe ishte e drejtë që tjerët të ftoheshin

Mauro Icardi duke festuar golin e dytë personal ndaj Sampdorias (Foto: Getty Images)

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, pas katër golave në fitoren 5-0 ndaj Sampdorias është shprehur i lumtur, por më shumë për pikët e fituara.

25-vjeçari me këtë rast arriti 103 gola në Serie A, duke iu futur kështu elitës së sulmuesve të mëdhenj.

Ai komentoi edhe mos ftesën nga Përfaqësuesja e Argjentinës, duke thënë se ka folur paraprakisht me trajnerin dhe se ishte vendim i drejtë.

Festa e Mauro Icardit pasi shënoi nga pika e bardhë ndaj Sampdorias në Luigi Ferraris (Foto: Getty Images)

“Më të vërtetë doja që të arrija 100 gola. Ishte një paraqitje e mirë nga e gjithë skuadra dhe morëm tre pikë shumë të rëndësishme, të cilat janë më të rëndësishme se golat”, ka thënë Icardi se Sky Sport Italia.

“Është shumë e rëndësishme për të marrë pikë. Kemi treguar shumë sakrificë dhe shpirt ekipor në barazimin ndaj Napolit. Por, pas kësaj fitore mund të pushojmë për ndeshjet e përfaqësuesve dhe pastaj të fillojmë prapë me sjelljen e duhur”.

Lexo po ashtu Spalletti: Kritikat e mia i bënë mirë lojtarëve, luajtëm si ekip dhe merituam fitoren

“Në futboll në disa raste nuk mund të shpjegosh gjërat. Ishte një periudhë kur të gjithë ne duhet të bënim më mirë dhe jo të shkatërronin atë që ndërtuam në fillim të sezonit”.

“Kemi vendosur një objektiv dhe duhet ta arrijmë”.

Pavarësisht ecurisë së mirë Icardi është lënë jashtë Përfaqësueses së Argjentinës nga Jorge Sampaoli.

“Kam folur me trajnerin, e dija paraprakisht se do isha jashtë. Isha i lënduar për katër ndeshje dhe ishte e drejtë që tjerët të ftoheshin”, ka shtuar Icardi për mosthirrjen te Argjentina. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=T2m-6_EOMBQ

Exit mobile version