Telegrafi

Icardi nuk do të sakrifikohet për t’i respektuar rregullat financiare

(Foto: Getty Images)

Shefi ekzekutiv i Interit, Alessandro Antonello, mendon se nuk asgjë për t’u shqetësuar në lidhje me situatën e Mauro Icardit dhe se klubi nuk mendon t’i shesë lojtarët vetëm për t’i zbatuar rregullat financiare (FFP).

Deri më 30 qershor, Nerazzurrët duhet të barazohen financiarisht në bazë të rregullave të UEFA-s, ndërsa është spekuluar se për të ndodhur kjo do ta sakrifikojnë kapitenin.

(Foto: Getty Images)

“Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar në lidhje me Icardin”, u ka thënë Antonello gazetarëve në Milano.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Mauro Icardin

“Ai është lojtar i yni dhe kapiten i yni, në javët në vijim do të diskutojmë rreth rinovimit të mundshëm”.

“FFP? Ka optimizëm, jemi të përqendruar në objektivat që duhet t’i arrijmë deri më 30 qershor. Po punojmë në atë drejtim, mendojmë se do të jemi në gjendje ta arrijmë qëllimin tonë”.

(Foto: Getty Images)

“Nuk mendojmë ta shesim dikë për t’i respektuar rregullat financiare, mendojmë të ndërtojmë një skuadër konkurruese”, ka shtuar shefi i zikaltërve.

Rivali i përbetuar, Juventus, është përmendur si një nga destinacionet e argjentinasit, mirëpo drejtori Giuseppe Marotta mohoi diçka të tillë. /Telegrafi/