Gjatë ditës së djeshme është raportuar se Interi po shqyrton mundësinë e sjelljes së trajnerit Antonio Conte.
Por gjërat mund të ngecin në fillim pasi që ish-menaxheri i Juventusit dhe Chelseat nuk ka gjasa që të paguhet dhjetë milionë euro në vit, aq sa është paguar te londinezët.
Sipas të përditshmes italiane, The Gazzetta, nëse strategu italian do të merrte drejtimin e skuadrës atëherë nuk do të ketë vend për sulmuesin Mauro Icardi, i cili kohët e fundit po ka probleme.
E gjithë kjo pasi që italiani është i rreptë sa i përket rregullave dhe nuk dëshiron që të stërvit lojtar që i shkaktojnë probleme, ku shkaku i tyre iu hoq argjentinasit shiriti i kapitenit.
Sulmuesi mund të mbes në ekip vetëm nëse do të kishte oferta serioze për lojtarin që për disa vite ishte shtylla kryesore e sulmit të nerazurrëve.
Ndryshe, Atletico Madrid raportohet se është i gatshëm të ofrojë 70 milionë euro për lojtarin nëse do të largohet Antoine Griezmann. /Telegrafi/