Telegrafi

Icardi: Nuk mund të i’u premtoj se do të bëhem si Zanetti, Maldini dhe Totti

Mauro Icardi ka rinovuar dje (e premte) me Interin deri në vitin 2021.

Kjo ka gëzuar të gjithë tifozët Nerazzurrët pasi argjentinasi edhe një herë ka treguar dashurin e madhe që ka për skuadrën nga Milano pasi gjatë verës ai u kërkua nga shumë klube të mëdha.

Një nga fotografitë e Icardit pas rinovimit deri në vitin 2021.

“Në Itali ne flasim për Zanettin, Tottin dhe Maldinin. Por, nuk mund të i’u premtoj se do të qëndroj këtu në 20 vitet e ardhshme, por është një objektiv”, ka thënë Icardi kur është pyetur për të ardhmen e tij.

Icardi ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar dy herë në këtë fillim sezoni në Serie A. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=SWRIto1F6xQ