Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, dëshiron të qëndrojë në Itali, duke hapur kështu derën një kalimi te Juventusi ose Napoli.
Sipas Corriere dello Sport, familja e Icardit ka investuar në veriun e Italisë dhe nuk ka ndërmend të largohet nga ky vend.
Sipas gazetës, argjentinasi tani po i peshon zgjidhje që i ka para vetes.
Juventusi dhe Napoli mbeten dy klubet e vetme që mund t’ia plotësojnë dëshirat nëse dëshiron të largohet nga Interi.
26-vjeçari është i vetëdijshëm se Bianconerët janë përpjekur të nënshkruajnë më të para se ta merrnin Cristiano Ronaldon.
Il Corriere po ashtu shkruan se Interit do të ishte i gatshëm për një marrëveshje të mundshme shkëmbimi me Paulo Dybalan.
Napoli, nga ana tjetër, donte që Icardin ta zëvendësonte me Gonzalo Higuain në verën e vitit 2016.
Trajneri Carlo Ancelotti e pëlqen tej mase lojtarin. /Telegrafi/