Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, thotë se nuk është në ngjarje me spekulimet që e lidhin atë me një largim.
Kapiteni Nerazzur ka qenë subjekti disa ofertave të dështuara nga Napoli.
Interi konfirmoi refuzimin e 60 milionë eurove për të, me miliona tjerë që pritet të ofrojë Napoli për lojtarin.
“Kanë qenë shumë spekulime. E vërteta është se unë kam qenë larg nga shtëpia tash e një muaj, kështu që nuk jam shumë i informuar me atë që po ndodh”.
“Kritikat? Njerëzit po shikojnë nga jasht dhe mund të mendojnë çka të duan”, u shpreh Icardi.