Telegrafi

Icardi niset drejt Francës për ta finalizuar kalimin te PSG-ja

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi ka fluturuar për në Paris ndërsa përgatitet të bashkohet me Paris Saint-Germianin në formë huazimi me mundësi për ta blerë në fund të sezonit.

Sulmuesi argjentinas ishte parë në Milano Malpensa të premten e javës së kaluar me bashkëshorten dhe njëherësh agjenten Wanda Nara, duke hipur në një avion privat.

Destinacioni i tyre është kryeqyteti francez pasi Paris Saint-Germain janë në pritje të 26-vjeçarit për testet mjekësore.

RMC Sport raporton se kjo marrëveshje nuk përfshin një mundësi për ta blerë Icardin në fund të sezonit, kështu që është vetëm në formë huazimi.

Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja mes klubeve, Icardi i bashkohet PSG-së

Nga ana tjetër, Sky Sport Italia dhe Gazzetta dello Sport tregojnë për një të drejtë për ta blerë argjentinasin në një vlerë 75 milionë euro.

Icardi gjithashtu ka pranuar të zgjasë kontratën e tij deri në vitin 2022 në mënyrë që Nerazzurri të mos rrezikojnë ta humbasin për asgjë. /Telegrafi/