Mauro Icardi nuk ka fjalë për të përshkruar momentin që po kalon te Interi, kjo pasi u bë golashënuesi i dhjetë në histori të klubit zikaltër.
Argjentinasi shënoi një gola në fitoren ndaj Chievos dhe kështu vazhdoi me paraqitjet e mira.
“Nuk kam fjalë për të përshkruar këtë moment”, shkroi Icardi në Instagram.
“Është një moment i bukur që tregon punën dhe sakrificën e madhe gjatë këtyre viteve te Interit. Sot, është sezoni i pestë në Milano, kam hyrë në histori të ktij klubi, në listën e 10 golashënuesve më të mirë”.
“Ju faleminderit për përkrahjen që më jepni çdo ditë”, e përmbylli argjentinasi postimin.
https://www.youtube.com/watch?v=lAbfFM7jkRU
Icardi është lojtari i tretë në histori të Interit që ka shënuar së paku 15 gola në Serie A për katër sezone radhazi. Dy të tjerët janë Giuseppe Meazza (1930-36) dhe Stefano Nyers (1949-53).
Ndërsa, për Interin ka arritur të futet në top dhjetëshe. /Telegrafi/