Mauro Icardi nuk është i pashitshëm dhe mundësitë që ai të largohet nga Interi gjatë verës janë të mëdha.
Sipas SportMediaset, pas fjalëve të gruas së tij, e cila është edhe agjente e sulmuesit shumë klube kanë filluar të interesohen seriozisht për atë.
Nerazzurrët nuk dëshirojnë ta shesin, por nëse vjen oferta 50 milionë euro, atëherë gjërat do të ndyshojnë.
Për atë kanë shfaqur interesim Atletico Madridi, Tottenhami dhe Paris Saint-Germain. /Telegrafi/
Lexo më shumë: Ky pritet të jetë formacioni i Argjentinës pa Messin në Rusi 2018 (Foto)