Mauro Icardi mund të largohet gjatë afatit kalimtar të verës.
Skuadra franceze e PSG-së është në kërkim të një qendër sulmuesi dhe argjentinasi do të ishte një zgjedhje perfekt, duke parë dhe ecurinë zhgënjyese të Interit.
“Nëse shikojmë rendimentin e Icardit me Interin është shumë e vështirë të mendosh për një largim të mundshëm që në muajin janar, por nëse konsiderojmë edhe faktin që skuadra po zhvillojnë një sezon jo shumë pozitiv, atëherë kjo mund të ndikojë shumë në këtë çështje”, shkruan ndër të tjera “L’Equipe”.
Ndryshe, sulmuesi ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2021 me skuadrën e Serie A. /Telegrafi/