Kapiteni i Interit, Mauro Icardi, i ka bërë thirrje menaxhmentit që të mos shkarkohet Stefano Pioli.
Interi humbi me rezultat 5-4 nga Fiorentina, por Piolit i ka dalë situata nga kontrolli dhe Interi ka regjistruar një seri të rezultateve negative.
“Mendoj se klubi ka besim te ai, sepse ai ka dëshmuar cilësitë e tij si trajner. Për momentin keq po shkojnë të gjitha gjërat, por ai do të flasë me klubin dhe të shohim çka do të ndodhë”.
“Nuk kemi spjegim për këtë. Ne duhet të shikojmë gabimet dhe t’i fiksojmë. Mbi të gjitha, ne duhet të jemi më të përkushtuar dhe të jemi të vetdishëm se çfarë klubi po përfaqësojmë”.
“Në pikëpamjen time, ekipi jonë meriton së paku Europa Leaguen. Janë edhe pesë ndeshje, ne duhet të japim gjithçka deri më 28 maj”, potencoi Icardi. /Telegrafi/